Uashington, 24 tetor, NOA - Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch i ka bërë thirrje Irakut që t’i hetojë akuzat se policët dhe ushtarët irakianë kanë abuzuar dhe torturuar të burgosurit.
Pretendimet e këtilla u ngritën në dhjetëra mijë dokumentet e publikuara nga faqja Wikileaks, njofton REL.
Human Rights Watch po ashtu i bëri thirrje Washingtonit që të hetojë nëse forcat amerikane i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke ua dorëzuar të burgosurit irakianëve, përkundër rrezikut nga tortura.
Washingtoni e dënoi faqen Wikileaks për publikimin e dokumenteve, duke thënë se ky veprim i vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe irakianë.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, tha se dokumentet e zbulojnë “të vërtetën” rreth konfliktit.
NOA