English

Haiti, epidemia e kolerës, numërohen 220 të vdekur

Haiti, 24 tetor 2010 NOA - Ka shkuar në 220 numri i personave të vdekur si pasojë e epidemisë së kolerës që ka prekur Haitin. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të ishullit të Karaibeve.

Autoritetet kanë theksuar se janë dhe 3 mijë të tjerë që janë shtruar në spitale dhe gjenden në fazë trajtimi.

Gjatë ditës së shtunë janë ndarë nga jeta 16 pacientë në spitalin e Saint Marc, në departamentin e Artibonite, një nga zonat më të prekura nga sëmundja epidemike.

r.b/NOA

KOMENTE