Berlin, 24 tetor, NOA - Në ndeshjen e së premtes në Bundesligën gjermane në futboll, skuadra e Hamburgut dhe ajo e Bajernit të Mynihut u ndanë pa gola, ndeshja përfundoi me rezultatin 0:0.
Ndërkohë si president i Federatës Gjermane të Futbollit mbetet Theo Zwanziger. 65 vjeçari u rizgjodh të premten në kongresin e Federatës njëzëri edhe për tre vite të tjera në këtë post.
Ndeshjet e sotme sollën këto rezultate: Frankfurt - Shalke 0:0, Mënhengladbah - Bremen 1:4, Frajburg - Kaizerslautern 2:1, Hanover - Këln 2:1, Nyremberg - Volfsburg 2:1.
a.k/NOA