English

I prenë krahun pasi ishte dënuar tri herë për vjedhje

Teheran, 24 Tetor 2010 NOA - Një personi 32 vjeçar, i dënuar tri herë për vjedhje, i kanë prerë njërin krah në burgun e Yazd, në Iran në qendër të qytetit.

"Do të jetë një mësim i mirë për hajdutët”, - shpjegoi magjistratura iraniane, e cila theksoi se një dënim i tillë do të vazhdojë të ekzistojë në këtë vend për të mbrojtur jetën e personave dhe pronën e tyre.

Një çështje e njëjtë u verifikua dhe para një jave në këtë vend. Kështu, me sa është bërë e ditur ky dënim u zbatua para të gjithë të burgosurve të tjerë të cilët ishin në qeli me akuzën e vjedhjes.

r.b/NOA

KOMENTE