"Ne duhet të denojmë ashpër bërjen publike prej personave apo grupeve të ndryshme të informacioneve të cilat cenojnë jetën e ushtarëve dhe civilëve amerikanë dhe të partnerëve tanë", theksoi Klinton.
Ministria e Mbrojtjes në Uashington është e mendimit, se me botimin e të dhënave sekrete cënohet jeta e ushtarëve amerikanë. Themeluesi i faqes së internetit "WikiLeaks", Julian Assange, i cili aktualisht gjendet në Londër, tha se me këto të dhëna ka dashur të dëshmojë, se lufta në Irak ishte shumë më e tmerrshme, se sa mendohej deri tani.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë luftës janë vrarë rreth 15.000 irakianë më shumë, se sa që pohohej deri tani. SHBA-ja dhe partnerët e saj e kanë ditur për torturat e bëra ndaj tyre, thuhet në dokumente.
Botimin e këtyre të dhënave e ka kritikuar edhe qeveria në Irak, e cila pohon se kjo paraqet një fushatë mediatike të kundërshtarëve politikë të Irakut.
a.k/NOA/DV