English

Mbyllen pa incidente zgjedhjet në Trebinjë

Pogradec, 24 tetor, NOA - Në komunën Trebinjë të rrethit të Pogradecit u mbajtën sot zgjedhjet për kreun e ri të kësaj njësie vendore, pas arrestimit disa muaj më parë të kryetarit të saj i ardhur nga radhët e Partisë Socialiste, Gjergji Buzo, i akuzuar për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion pasiv me përfitime të mëdha parash.

Në zgjedhje garuan kandidati i përbashkët i koalicionit PD-LSI, Fehim Jashallari si dhe kandidati i PS-së, Behar Kastrioti.

Procesi i votimit nisi normalisht në nëntë qendrat e votimit të kësaj komune dhe ecuria e tij ka qenë e kënaqshme.

Votimi në Trebinjë u mbyll në orën 18. 00 dhe pas mbërritjes në KZAZ të materialeve zgjedhore pritet të nisë numërimi i votave dhe dalja e rezultateve në mesnatë.

Në zgjedhjet e komunës u thirrën 2 500 votues, ndërsa mësohet se kanë marrë pjesë rreth 51 përqind e tyre.

mit/NOA
KOMENTE