Haiti, 24 tetor, NOA - Në Haiti ka vazhduar përhapja e sëmundjes së kolerës. Autoritetet kanë shpallur ndërkohë gjendje të jashtëzakonshme.
Nëntë muaj pas tërmetit katastrofal, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, nga kolera kanë vdekur rreth 200 persona.
Ndërkohë në spitale gjenden edhe 2.500 pacientë me simptomat e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Bashkëpunëtorët e organizatave ndërkombëtare të ndihmës po përpiqen të evitojnë përhapjen e epidemisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
NOA/DV