English

Meta: Qeveria e vendosur të realizojë premtimet elektorale

Lezhë, 24 tetor, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Ilir Meta ka vizituar sot qytetin e Lezhës ku ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës në lagjen “Skënderbej”, të këtij qyteti.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Meta ka vlerësuar këtë investim dhe ka theksuar se angazhimi i qeverisë do të jetë më i madh në realizimin e projekteve të tilla.

Ai u shpreh se investimet janë dëshmi e premtimeve të LSI-së për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe bizneseve.

Rruga e re është një investim i bashkisë së Lezhës me vlerë 33 milionë lekë

Pas inaugurimit të rrugës, Meta ka zhvilluar dhe një takim me elektoratin e Lëvizjes Socialiste në këtë qytet, ku ka folur për riorganizimin e LSI-së dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale.

a.k/NOA

KOMENTE