English

Operacioni “Karteli”, emrat e të arrestuarve për falsifikim pasaportash e vizash

Tiranë, 24 tetor, NOA – Policisë i janë dashur tetë muaj hetime për të shkatërruar disa baza të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara.

Operacionin policor i koduar “Karteli”, ka bërë të mundur arrestimin e dy personave gjatë mbrëmjes së djeshme dhe lëshimin e urdhër arresteve për tetë të tjerë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një deklaratë për mediat se hetimet e policisë kanë arritur të vërtetojë se personat prodhonin dokumente të falsifikuara, të cilat më pas i shisnin në shumat e parave që varion nga 100 euro deri në 700 mijë lekë.

“Gjithashtu pas hetimit të bërë ndaj tyre, u konkludua se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin ndihmonin shtetas të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit”, tha Vocaj.

Policia ka kontrolluar në 20 banesa dhe ambiente të ndryshme në qytetin e Tiranës, ku pas kontrollit të banesave në pronësi të të arrestuarve janë zbuluar 5 baza falsifikimi.

Në pesë bazat e kontrolluara u bllokuan 6 skanerë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar të cilësisë shumë të lartë. Po ashtu u bllokuan njësi qendrore, 1 makineri për prodhimin e vulave të thata, 8 viza schengen të shteteve të ndryshme të falsifikuara, 250 patenta të falsifikuara të paplotësuara, vendi dhe ndërkombëtare, 2000 fletë të paplotësuar (Permesso di soggiorno italiane), 5 USB me programe të instaluara për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe pasaporta të shtetasve të ndryshme .

Emrat e personave të arrestuar

Keldi Hysen Beshi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Artur Lutfi Demi, 39 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Personat

Ndërkohë janë ekzekutuar Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit :

Qazim Muço Hyska , 50 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ylli Riza Brahimi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ismail Shefqet Gerbi, 47 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Myslym Muço Hysko, 46 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Manol Argjir Papadhimitro, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Fraklin Adem Frekollari, 45 vjeç, banues në Tiranë,

Adrian Fadil Haxhia, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Mehmet Shima Sula, 48 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

a.k/NOA

KOMENTE