English

Opozita në Rusi kërkon dorëheqjen e Putinit

Moskë, 24 tetor, NOA - Qindra kundërshtarë të qeverisë në kryeqytetin rus Moskë, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin.

Pjesëmarrësit e protestës në sheshin “Pushkin” kanë kërkuar edhe reforma në Rusi. Autoritetet e kishin lejuar mbajtjen e këtyre protestave, ndryshe nga herët e tjera, kur shpesh ka pasur ndërhyrje të dhunshme ndaj demonstruesve, të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Putin.

Qëndrimi pozitiv i policisë u interpretua si një metodë e re e qeverisë për të krijuar bindjen se nuk ka probleme me funksionimin e demokracisë në vend.

NOA/DV

KOMENTE