English

Përfaqësues të lartë të NATO takojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës

Preshevë, (Serbi), 24 tetor, NOA - Përfaqësues të Asamblesë parlamentare të misionit civil të NATO-së kanë vizituan Luginën e Preshevës, për t`u njohur me zhvillimet aktuale.

Delegacioni i NATO-s i kryesuar nga Davids Hobss, sekretar gjeneral i Asamblesë parlamentare të NATO-s dhe diplomati Enzo Biancho zhvilluan takime me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e kuvendit komunal Jonuz Musliu dhe kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Galip Beqiri.

Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe problemet e komunitetit shqiptar në këtë rajon kanë qenë temat kryesore të këtij takimi, që u vlerësua tejet i rëndësishëm për autoritetet komunale shqiptare.

Zyrtarët komunal informuar përfaqësuesit e Aleancës lidhur me problemet kyçe si ato të sigurisë sidomos kazerma e ushtrisë serbe në Cepotin, që paraqitet një shqetësim për banorët shqiptarë, problemet në sferën e arsimit dhe probleme të tjera jetike.

Përfaqësuesit e NATO-s gjatë kësaj vizite ishin të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ushtrisë Serbe.

NOA/INA

KOMENTE