English

Pollo në Berat: Investimet, pa parë pikëpamjet politike

Berat, 24 tetor, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo ka vizituar zonën elektorale të Beratit, ku është zgjedhur deputet. Pollo ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës së fshatit Kudret, në komunën

Poshnje të Beratit, si dhe të ujësjellësit të fshatit Hinkë.

Gjatë fjalës së tij në Kudret tha se Qeveria është duke mbajtur premtimet, pavarësisht pikëpamjeve politike, dhe se në bashkëpunim me komunat dhe institucionet e tjera vendore, do të realizohen investime edhe në fshatrat e tjerë.

Pollo premtoi aksi rrugor Berat-Lushnjë pritet të nisë vitin e ardhshëm.Investimi i rrugës së fshatit Kudret, u bë nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka vlerën e 60 mijë dollarëve, dhe ka ndryshuar totalisht imazhin e segmentit rrugor, i cili kohë më parë ka qenë në një gjendje shumë të rëndë.

Ndërsa ujësjellësi i fshatit Hinkë është bërë me investim prej 380 milionë lekë.

a.k/NOA

KOMENTE