Madrid, 24 tetor, NOA – Polemikat se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave duket se do të vazhdojnë shumë gjatë. Në listën e më të mirëve në fushën e futbollit tashmë është shtuar dhe ish lojtari i kombëtares franceze Zinedine Zidane.
Vlerësimi është bërë nga një tjetër lojtar i njohur, nga braziliani Roberto Karlos.
“Zidane është futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur, Ronaldo është fenomen, por Zizoi është pa konkurrencë”, ka deklaruar për mediat spanjolle Roberto Karlos, mbrojtësi brazilian, i cili me Zidane ka luajtur në Real Madrid.
NOA