English

Rrahën punonjësit e policisë, arrestohen 3 persona

Tiranë, 24 tetor, NOA – Një 20-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Tiranës dhe dy të tjerë janë shoqëruar në polici pas një incidenti të ndodhur mes tyre dhe forcave të policisë.

20-vjeçari Indrit Hamdi Kolgjoka, banues në Tiranë është ndalur pasi ka goditur punonjësit e patrullës së policisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 05:00, në sheshin “Rilindja” në Tiranë. Pasi është ndalur nga punonjësit e policisë, Kolgjoka nuk ka pranuar të jap shpjegimi dhe i ka fyer ata. Por më pas ai ka goditur policët. Ka qenë patrulla e policisë që më pas e ka shoqëruar atë në komisariat.

Bashkë me Kolgjokën, policia ka ndalur dhe I.S, 33 vjeç, lindur në Milot dhe banues në Tiranë dhe G.R, 21 vjeç,

Policia bënë të ditur se ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE