Londër, 25 Tetor, NOA- Seksi oral i praktikuar si nga meshkujt dhe femrat, nuk është i shëndetshëm. Përtej marrëdhënieve të çiftit duket se kjo mënyrë është e dëmshme.
Kjo është zbuluar nga një studim në John Hopkins University, drejtuar nga doktoresha Lesley Walker, sipas të cilit në 30 vitet e fundit, kanceri i gojës dhe fytit janë shkaktuar nga transmetimi i papilloma virus përmes seksit oral. Hulumtimi, i publikuara në Journal of Clinical Oncology, ka evidentuar rrezikshmërinë e kësaj praktike seksuale duke e vendosur në vendin e tretë ndërmjet shkaqeve të shfaqjes së kancerit të gojës, pas duhanit dhe alkoolit. Dijetarët kanë ardhur në këtë përfundim, pasi kanë vënë re se pacientët e infektuar nga ky virus, paraqisnin një rrezik të zhvillimit të kancerit 32 herë më shumë se sa ata që nuk e kishin HPV. Ky rrezik, për më tepër, ishte edhe më i lartë se ai i duhanpirësve dhe alkoopirësve. Pacientët të cilët kishin praktikuar seksin oral me më shumë se gjashtë partnerë, kishin një probabilitet 8,6 herë më shumë për tu sëmurur nga tumori HPV, sesa të tjerët. Zbulimi është konfirmuar edhe nga shoqata Cancer Research Uk (Angli) sipas së cilës papilloma virus, shkakton jo vetëm kancerin e qafës së mitrës, por edhe të gojës. Për më tepër, sipas shoqatës britanike në 20 vitet e fundit kjo sëmundje është rritur me 50% në mesin e meshkujve, në kontrast me tumoret e shkaktuara nga pirja e duhanit, të cilët kanë shënuar zbritje. Sipas doktoreshës Walker kjo semundje, ashtu si SIDA, rritet në proporcion me numrin e partnerëve që frekuentohen.
“Është e qartë se njerëzit kanë më shumë gjasa për t'u prekur nga kjo sëmundje në qoftë se ata kanë shumë partnerë seksualë, qofshin femra apo meshkuj”, thotë studiuesja.
a.e./NOA