English

Urgjent/ Arrestohen 10 persona për falsifikim dokumentesh

Tiranë, 24 tetor, NOA – Një aksion i policisë në kryeqytet ka bërë të mundur arrestimin 2 personave dhe lëshimin e urdhër arresteve për tetë të tjerë për falsifikimin e dokumenteve.

Aksioni i policisë ka ndodhur gjatë natës së djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se arrestimet kanë të bëjnë me falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, si viza dhe patenta.

Ndërkohë që policia nuk ka bërë ende publik emrat e të arrestuarave. Pritet që të ketë një konferencë për mediat nga Policia e Tiranës, ku do të jepet identiteti i të arrestuarave dhe veprat penale për të cilat dyshohen se janë fajtor.

Policia ka bllokuar gjashtë skanerë për prodhimin e dokumenteve të sigurisë së lartë dhe pajisje për falsifikimin e vizave Shengen.

a.k/NOA (Vijon..)

KOMENTE