Irak, 24 tetor NOA - Një akuzë e re dhe tepër e rëndë është zbuluar nga disa dokumente të reja në lidhje me luftën në Irak, të publikuar nga WikiLeaks.
Siç është bërë e ditur, një ushtar britanik ka vrarë nja vajzë 8-vjeçare në Irak, ndërkohë që kjo e fundit po luante me miqtë e saj në rrugë.
"Për arsye të pashpjegueshme një automjet i forcave ushtarake ka ndaluar pranë tyre, ku një ushtar zbriti dhe qëlloi mbi vajzën”, - bëri të ditur avokati i të drejtave njerëzore Phil Shiner.
Shiner, që është dhe nja nga krijuesit e Wikileaks, pohoi se vajza ishte duke luajtur me miqtë e saj në rrugët e Bassora, ku ushtarakët britanikë shpërndanin karamele në mënyrë për të fituar “zemrën” e popullsisë vendase.
r.b/NOA