English

Fitoi 7 llotari, sekretet më pas i shkruan në një libër

Londër, 25 tetor, NOA – Të fitosh një herë llotarinë, është fat. Ta fitosh dy herë atë, është një super-fat, ama ta fitosh 7 herë, kjo pastaj përbën një metodë.

E tillë është ajo që pretendohet të ketë zhvilluar amerikani Richard Lustig, një ish-muzikant, i cili në "karrierën" e tij ka goditur shtatë fitore të madha llotarie, me një fitim më shumë se 1 milion dollarë në total.

E tani ai ka vendosur të ndajë sekretet e tij me të tjerët duke botuar librin "Mëso si të rritësh shanset e fitimit të Llotarisë".

“E para dhe më e rëndësishmja për të mbajtur mend është: mos shpenzoni më shumë se ju mund të përballoni. Disa njerëz e teprojnë me llotaritë dhe shpenzojnë para më shumë se ata duhet”, shkruan Lustig.

Duke shtuar “shumica e njerëzve ble një biletë 1 $ dhe fiton 10 $ duke i vënë të gjitha në xhep. Kjo është mënyra e gabuar për të luajtur. Në qoftë se ju fitoni 10 $, duhet të luani 11 $, kështu që kur pastaj shkon keq, ju keni humbur vetëm 1 $"...

n.e/NOA

KOMENTE