Tiranë, 25 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot fitoren e kandidatit të përbashkët të koalicionit PD-LSI, Feim Jashallari, i cili fitoi zgjedhjet për kryetarin e Komunës së Trebinjës në Pogradec, pas akuzave për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionit për ish kryetarin e mëparshëm Gjergji Buzo, përfaqësues i Partisë Socialiste.
Zgjedhjet e djeshme në Mokër tha kryeministri nisën ndryshimin e madhe elektoral.
“Fitorja në Trebinjë është dëshmi e besimit që zgjedhësit kanë tek ky koalicion qeverisës i integrimit”, theksoi kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Shefi i mazhorancës e ftoi sakaq shefin e opozitës, Edi Rama i cili sapo është martuar një natë më parë, që të njohë rezultatin duke e garantuar se “kudo do ketë një proces të lirë e të ndershëm”.
Madje shefi i ekzekutivit i bëri me dije kryesocialistit Rama që në rast të kontestimit për parregullsi të shfrytëzojë edhe të gjitha rrugët ligjore për këto zgjedhje.
Ndërkaq duke bërë një lidhje logjike me akuzat për përfitime përmes kontratës 20 pëqind për ndërtesat 35 katëshe tek Liqeni Artificiali, kreu i mazhorancës nënvizoi se “Zgjedhësit e Mokrës votuan kundër 20 përqindëshit”.
“Maja e 35 katëshit, monumenti me i nxirë në Shqipëri duket nga çdo anë e vendit, tha Berisha, duke shpjeguar se me këtë votë zgjedhësit e Trebinjës votuan për të ardhmen dhe në mënyrë absolute edhe kundër 20 përqindëshit, i cili sipas kryeministrit “Do të ishte shtylla e turpit, dhe një monument i 20 përqindëshit”.
Për këtë fakt duke i përshëndetur zgjedhësit e Mokrës, zoti Berisha i garantoi ata se qeveria do të vijojë ndërtimin e autostradës Qafë-Plloç-Plug si dhe nuk do të ndalë ndërtimin dhe zhvillimin e turizmit në zonën e Mokrës, një nga thesaret gjeniale bashkë me Rrafshin e Dukagjinit, sikundër e quajti kryeministri, për t’i bërë ato të vizitueshme. Vijon....
mit/NOA