Tiranë, 25 Tetor, NOA /Milena Selimi - Një punë e filluar qysh në vitin 1990 me "Relacion për një akademi" përfundon sot: Të gjitha tregimet, novelat, skicat që botoi ose la dorëshkrim Franz Kafka vijnë në shqip në një vëllim. "Vepra e plotë në prozën shkurtër" prezantohet ditën e martë, 26.10.2010 ora 19 në Teatrin e Metropolit, me aktorin Timo Flloko.
Franz Kafka lindi në Pragë, të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke, më 3 korrik 1883 dhe vdiq më 3 qershor1924, në Vjenë të Austrisë.
Ai ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.
Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin Die Verwandlung (Metamorfoza, Shndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar Der Prozess (Gjykimi) dhe Das Schloß ("Kështjella").
Mbiemri "kafkor" ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta të llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.
Kafka është një qenie gjeniu dhe pikëlluese njëkohësisht.
Sikur të qe i pashmagshëm dëshpërimi i një shpirti të lartë në realitetin tokësor.
n.e/NOA