English

Greqia BE-së: Ndihmë, nuk i përballoj dot më klandestinët!

Athinë, 25 Tetor, NOA – Greqia ka ngritur duart lart duke i kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian për ndihmë ndaj numrit të shtuar të emigrantëve ilegalë që futen nga kufijtë e saj.

E mësohet se ai ka vendosur të reagojë ndaj kësaj thirrje ndihme, duke dërguar ekipin e zyrtarëve kufitarë për të ndaluar këtë valë emigrimi klandestin drejt tokës greke nga të huaj, shumica e të cilëve vijnë nga Afganistani ose vendet e Afrikës dhe synojnë përmes saj tokën e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se me kërkesën e Greqisë, një ekip i intervenimit të shpejtë i agjencisë kufitare FRONTEX do të vendoset në kufirin me Turqinë.

Vetë zyrtarja e lartë e BE-së, Cecilia Malmstrom, ka deklaruar se vala e njerëzve që kalojnë nga Turqia në Greqi ka arritur “përmasa alarmuese” dhe Greqia nuk është e aftë të ballafaqohet me një situatë të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE