Kur ideja e jo legalitetit mbërthen ekonomin reale, efektet afatgjate në politikën ekonomike të çdo qeverie janë tragjike...
Nga Dritan Haxhiraj
Klimës delikate të krijuar në vend, këto ditë nga debati politik mbi moralin, i parapriu në vazhdim protesta e biznesit të vogël. Protesta e biznesit në vetvete, paraqiti në skenën-politike të vendit një ndrojtje të dy partive të mëdha për mos të acaruar situatën në vend.
Njohja e këtij elementi jetik për ekonominë e çdo vendi demokratik, pra e kasës fiskale, në vetvete nuk është vetëm një problem strukturor i ekonomisë shqiptare, por mbi të gjitha një problem propagandistik, e për të fituar këtë betejë të legalizimit mbi të gjitha është kulturor. Kalimi dramatik, i ekonomisë shqiptare nga sistemi komunist në atë të merkatos të lirë, ishte ndoshta nga më traumatikët për njerëzit tanë. Ky është një fakt ekonomik. Por mbi të gjitha, këtij fakti ku disa grup mosha u rritën me këtë realitet të vendit ku u ndërthuren shumë ekstreme të tranzicionit, po në të njëjtën periudhë kohe prej 20 vjetësh, shoqëria jonë pati ndryshime epokale, kulturore.
Shqipëria në sytë e botës ndodhet sot në folën e demokracive më të avancuara të botës.
Është anëtare e NATO-s.
Kur dalin të dhënat statistike të çdo vendi të industrializuar sot në botë, dhe flasin për rritje të GPD-së në masën 1-2% në krahasim me rritjen e vendeve më pak të zhvilluara ku bëjmë pjese dhe ne, dhe ku kjo rritje arrin dhe 6-7% në vit, problemi qëndron se këto vende të fuqishme, kanë rritje por rritjen e tyre e masin në kandar, pra kanë skontrinon fiskale. Dhe u njihet kostoja përfundimtare e prurjeve që ka arka e shtetit. Ekonomisë sonë i mungon ky parametër, pra ka një problem serioz. Ky element ishte një nga shkaqet kryesore të mos funksionimit me oksigjen të ekonomisë reale në shumë vende të Euro-zonës.
Kjo dukuri merr përmasa alarmuese për çdo shtet, kur i shtohet dhe problemi i mungesave që ti ke pasur në të kaluarën, e dyfishon peshën. Kriza greke e ka nxjerrë në mënyrë të hapur këtë dukuri të rëndë të mos faturimit fiskal. E dimë të gjithë sot se në çfarë situate të vështirë ndodhen kasat e vendit fqinj. Italia po të njëjtën luftë i ka shpallur mosfaturimit fiskal. Problemet e veriut të industrializuar që faturon dhe të jugut me probleme kulturore, në këtë pikë për t’i anashkaluar autoritetit të shtetit ka kosto sociale në perceptimin e këtij argumentit.
Të njëjtin problem ka pasur dhe me Spanjën dhe Portugalinë, dhe u deshën masat dhe vetoja e BE-së që këto vende të krijonin antikorpet e nevojshme kundra këtij fenomeni të mos faturimit fiskal. Ne jemi te ABC-ja e trajtimit si koncept e këtij argumenti jetik për çdo shtet kapitalist.
Kur do të vendosen këto aparate, do të ishte pyetja e çdo qytetari normal të këtij vendi?
A duhet që qeveria dhe për këtë problem të marrë një fushatë të vërtetë, sensibilizimi nëpërmjet mediave të shkruara dhe atyre vizive (e ngjashme si ajo kundër korrupsionit).
Kreu i qeverisë ka treguar në këto vite me aksione të tilla, sensibilizimi te publiku, se njerëzit serioz të këtij vendi e kanë ndjekur dhe e kanë votuar, e partnerët ndërkombëtarë e kanë mbështetur. Është në nderin e të djathtës shqiptare, ta fitoj dhe këtë betejë, sepse e djathtë do të thotë seriozitet, ku individi është përparësori në çdo gjë, ku për individin politika duhet të vihet në shërbim.
Por në të njëjtën kohë, individi duhet të ndërgjegjësohet se vendosja e kasave fiskale është e paevitueshme. Shteti duhet të ndërtojë shkolla, kopshte, rrugë, të rrisë asistencën sociale, të rrisë rrogat, pra shteti duhet të realizojë objektivat e veta.
Evropa ishte një ëndërr për njerëzit tanë, tani ka për tu bërë realitet, rregullat që ajo ka, ne vetëm na ngelet t’i bëjmë realitet.
Marrë nga “Koha Jonë”