English

“LG Electronics” përgatisin një smartphone për teknologjinë LTE

Seul, 26 tetor, NOA - Koreanët e LG Electronics janë duke përgatitur një smartphone të ri Android për rrjetet e gjeneratës së katërt të bazuara mbi teknologjinë LTE.

Ai do të prezantohet në treg gjatë javëve në vazhdim dhe diçka e tillë do të bëhet në SHBA nëpërmjet rrjetit Verizon Wireless.

Deri tani nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë tjetër mbi funksionalitet e tij, por me siguri bëhet fjalë për një celular që do të karakterizohet nga parametra të larta.

Smartphon-i do të jetë i pajisur me dy kamera, më atë të pasmen që do të mundësojë dhe xhirime në kualitetin HD dhe gjithashtu do të mundësojë dhe lidhjet Wi-Fi për suportin e standard DNLA për wireless, në të cilin LG, është një nga promotorët më të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE