Lushnje, 25 tetor, NOA – Më shumë se 2000 konsumatorë të energjisë janë ndëshkuar sot me gjoba për mospagimin e faturave të energjisë elektrike.
Ka qenë një kontrolli i kompanisë CEZ të shpërndarjes së energjisë që pas kontrolleve të ushtruara nëpër banesat e qarkut Fier për matësat elektrikë ka penalizuar mbi 2000 familje dhe institucione vendore.
Nga burime zyrtare mësohet se gjobat e vendosura llogariten për mospagimin e nga 4000-20.000kë energji, me një kosto prej 500000 deri në 3 milion lekë.
Por, pjesa më e madhe e konsumatorëve pretendojnë se gjobat e vëna nga CEZ shpërndarja janë të padrejta, pasi janë vendosur gjoba për ditët kur personat e gjobitur nuk kanë qenë në banesën e tyre, gjë që sipas konsumatorëve bie ndesh me pikat e kontratës.
Bashkë me konsumatorët, gjobat janë kundërshtuar edhe nga përfaqësues të institucioneve vendore të gjobitura për mospagim faturash.
Ndër institucionet e gjobitura përfshihen qendra shëndetsore, shkolla, ujësjellësa.
Sipas këtyre institucioneve publike ndëshkimet janë të padrejta, pasi ata i kanë paguar rregullisht faturat e energjisë.
Për shkak të ndëshkimit me gjoba, CEZ u ka ndërprerë energjinë edhe shumë familjeve në Lushnje, të cilët tashmë kërcënojnë se do ta paditin penalisht kompaninë çeke në prokurori.
mit/NOA