English

Martin Camaj, sot “Nderi i Kombit”

Tiranë, 25 tetor, NOA/ Milena Selimi - Shkrimtari Martin Camaj vlerësohet me titullin “Nderi i Kombit”. Jane kryer procedurat e protokollit, ndërsa Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të dekorojë me titullin e lartë personalitetin e shquar të letërsisë shqipe në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ditën e martë, ora 18.00, me të ftuar familjarë, dashamirës e përkrahës.

Të pranishëm në këtë ceremoni edhe propozuesit për këtë titull nderi për Camajn, familjarë e shoqata kulturore, të ftuar nderi si dhe botues e studiues të veprës së Martin Camajt. Menjëherë pas kësaj, në ambientet e Qendrës së Studimeve Albanologjike do te hapet edhe një ekspozitë mbi Martin Camajn.

Ekspozita e cila është realizuar në bashkëpunim me znj.Erika Camaj dhe shoqatën kulturore “Camaj” në Mynih, do të sjellë për shikuesit dokumente, dorëshkrime, botime të rralla, foto e objekte materiale të shkrimtarit. Vetëm pak javë më parë, në 85-vjetorin e lindjes së Camajt, u promovua e gjithë vepra letrare e tij, gjithë sa kishte botuar më parë, si dhe veprat e lëna postume.

Ato u mblodhën në dhjetë vëllime që shterojnë veprën letrare të Camajt si poet lirik, prozator, tregimtar, dramaturg. Botimi i plotë i veprës së Camajt ishte një projekti i Degës së Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, një trashëgimi për të cilën Camaj kontribuoi deri pak para se të ndërronte jetë.

KOMENTE