English

Ministri pohon: Jemi në krizë, po hap një dyqan

Londër, 25 Tetor 2010 NOA - Kohë të vështira në Downing Street dhe ministri britanik David Cameron ka vendosur që të hapë një dyqan me dhurata dhe suvenire, në shembull të Mbretëreshës në Buckingham Palace dhe në SHBA për Shtëpinë e Bardhë.

“Ideja është ajo për të krijuar një bashkëpunim me një shoqëri komerciale dhe ndarja e fitimeve do të bëhet mes ndërmarrjeve dhe kontribuuesve britanikë”, - bëhet e ditur në lidhje me këtë çështje.

Në Downing Street për momentin ekziston një dyqan, por deri tani ai është i mundshëm vetëm për personelin.

r.b/NOA

KOMENTE