English

Mundësitë për të blerë një shtëpi, tani janë më shumë se kurrë

ProCredit Bank vë sërish në lëvizje tregun e pasurive të paluajtshme me “Shtëpia Juaj jemi Ne”

Tiranë, 25 Tetor 2010 NOA – Mundësitë për të blerë një shtëpi në Tiranë dhe të gjitha rrethet e tjera të vendit tani janë më shumë se kurrë dhe siç evidentojnë ekspertët e sektorit bankar, kjo ka ardhur për faktin se “ProCredit Bank ka ditur të tërheqë me sukses klientët në kërkim të një shtëpie gjatë muajve të fundit”.

Oferta më e re për financimin e shtëpisë ka dy tiparet kryesore që përmbushin pritshmëritë e tregut të pasurive të paluajtshme në këto momente: interesa te ulura kredie dhe afate të gjata pagese.

Eliminimi i procedurave që humbasin kohë dhe aprovimi i shpejtë në vetëm tre ditë është një faktor shtesë kur klienti shqyrton një investim të rëndësishëm.

Drejtuesit e ProCredit Bank shprehen se janë të kënaqur me shifrat e muajve të parë dhe tendenca e tregut duket pozitive.

Baza e gjerë e klientëve që marrin shërbimet nga Banka ProCredit në tregun shqiptar, ka mundësuar segmentimin e qartë të klientëve të interesuar në këtë produkt dhe dizenjimin e paketës në përshtatje të kërkesave të tyre.

Analistët e ProCredit Bank këshillojnë klientët e tyre të veprojnë me zgjuarsi ndërsa marrin vendime të rëndësishme siç është blerja e shtëpisë.

“Financimin për shtëpinë tuaj- sugjerojnë ata- ju duhet ta merrni në Lekë sepse për ju është e rëndësishme të paguani në monedhën që merrni të ardhurat tuaj dhe të mos dëmtoheni nga kapriçiot e kursit të këmbimit”.

Përsa i përket kushteve që një klient duhet të plotësojë për të financuar shtëpinë e tij, ato janë dukshëm favorizuese.

Mjafton të keni një aktivitet tuaj apo një vend të qëndrueshëm pune dhe garantoni bankën qoftë dhe me pronën që do të blini.

Nëpërmjet paketës së ProCredit Bank ju mbroheni nga ulje-ngritjet e tregut financiar falë një interesi të pandryshueshëm përgjatë viteve të para të financimit.

“Shtëpia Juaj jemi Ne” është nje ofertë fleksibile nga pikëpamja e shumës së financimit si për çiftet e reja në kërkim të një strehëze të vogël ashtu edhe për klientët që kërkojnë të kenë luksin e një banese të madhe në qendër të qytetit.

Përgjithësisht shqiptarët e shohin blerjen e një shtëpie si alternativen afatgjatë ne reduktimin e kostove mujore të jetesës dhe sigurimin e një prone që garanton të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Për më shumë intuita dhe arsyetimi ju thonë se për vetë situatën integruese para së cilës vendi ndodhet, pasuritë e paluajtshme të Shqipërisë shpejt do të shihen me interes të rritur nga tregjet ndërkombëtare.

Është fakt që vitet e fundit është në rritje numri i kompanive të huaja që operojnë ne tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme kështu që investimi për shtëpi i një familjeje shqiptare në mos rezulton nesër fitimprurës, do të konsiderohet patjetër një zgjedhje e mirë në kohën e duhur.

Më shumë për ofertën e Procredit Bank ju mund të gjeni në spotin publicitar të saj që gjendet përbri këtij lajmi.

Detajet:

ProCredit Bank “Shtëpia juaj jemi Ne”

Pse duhet zgjedhur Banka ProCredit?

Interesa konkurruese - Vetëm 8.5% interes.

Kredia ofrohet në Lekë, monedhën e të ardhurave tuaja.

Aprovimi më i shpejtë në treg- në vetëm 3 ditë nga momenti i dorëzimit të dokumeteve.

Zgjidhni me zgjuarsi afatin më të përshtatshëm për ju - deri në 25 vjet.

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një klient për të marrë një kredi për shtëpi?

Nëse prej 6 muajsh drejtoni një biznes të formalizuar apo jeni te punësuar në të njëjtin vend pune:

Përfitoni deri në 30.000 000 lekë

Për dy vitet e para interesi eshte fiks prej 8,5% - në vijim interesi eshte Tribor + 1,5% - 2%.

Financim deri në 80% të vlerës së banesës.

Paguani vetëm 1% komision administrimi.

Si garanci shërben prona që blini, nëse kreditohet deri në 70% e vlerës.

Për të aplikuar drejtohuni pranë degës apo agjencisë ProCredit Bank më pranë jush.

e.r/NOA

KOMENTE