Tiranë, 25 tetor, NOA - Nis sot në Tiranë “First Step Film Festival”, një festival, i cili synon të promovojë vlerat artistike të të rinjve, i pari i këtij lloji në vendin tonë mbledh për herë të parë vetëm ata të rinj që sapo janë të diplomuar, të cilët do të garojnë mes tyre për disa çmime.
Me këtë festival, filmi kryeqyteti do të ketë edhe një hapësirë promocioni për regjisorët e rinj të filmit me metrazh të shkurtër.
Kjo nismë rinore, e cila vjen nga një grup artistësh të sapodiplomuar synon promovimin e vlerave artistike, por nga ana tjetër këta të rinj “rrezikojnë” duke nisur një festival ndërkombëtar studentësh, i cili akoma pa nisur ditët e tij ka bërë jehonë tek të rinjtë. “First Step Film Festival” do të zhvillohet në Tiranë në datat 25-29 nëntor, në kinema Sheraton, duke pretenduar të ketë një pjesëmarrje nga 40 vende, me rreth 130 filma.
Ky festival mendohet t’u japë një shans më shumë regjisorëve të rinj të filmit dhe t’u japë shpresën për të vazhduar ëndrrën e tyre të kinemasë.
Në program marrin pjesë shumë regjisorë të rinj dhe studentë nga e gjithë bota, të cilët mund të shfaqin ide, vizione dhe analiza të mendimit të tyre regjisorial në këtë garë të bukur të filmit të shkurtër.
Po ashtu në ditët e këtij festivali nuk do të mungojnë dhe disa uork-shop me pedagogë dhe regjisorë të filmit, shqiptarë dhe të huaj, ku mes tyre nga organizatorët e festivalit përmendet dhe ardhja e një regjisorit të njohur, fitues i çmimit “Golden Palm”. Në këtë festival nga organizatorët është pohuar se pritet të ketë emra të rëndësishëm të pranishëm.
Kryetar i jurisë do të jetë dekani i një prej shkollave më prestigjioze europiane. Organizatorët përfitojnë nga rasti për të ftuar të gjithë studentët dhe qytetarët e Tiranës, që të vijnë dhe të bëhen pjesë e publikut dhe të diskutimeve që do të organizohen çdo natë.
m.s/n.e/NOA