Ljubjana, 25 tetor, NOA – Do të mbërrinte në Slloveni gjatë viteve ’80 për të studiuar mjekësi, që kur ajo ishte pjesë e ish-Federatës ish-Jugosllave, e më pas do të mbetej aty, për të arritur kjo ditë kur ai do të bëhej edhe kryetar i një bashkie në këtë qytet.
Fjala është për mjekun nga Gana, Peter Bossman, kryetar i degës së socialdemokratëve të qytetit bregdetar Piran, i cili ka arritur që me votat e siguruara dje, të bëhet edhe kryetar i kësaj komune sllovene.
Peter Bosman është 54 vjeçar, i martuar me një mjeke kroate dhe ka dy fëmijë. Në Slloveni për të studiuar mjekësinë, ai kishte ardhur në fillim të viteve 1980, kur ajo ende ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, ndërkohë që ai vetë është nga Gana e Afrikës.
n.e/NOA