Tiranë, 25 tetor, NOA – Ngjarja e pak ditëve më parë kur një nxënës qëlloi me armë në mjediset e një shkolle të mesme në zonën e Kamzës ka rikthyer shqetësimin për gjendjen e sigurisë në shkollat shqiptare.
Këtë shqetësim e ka ngritur sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Edukimit, deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
Zonja Leskaj i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të marrë masa urgjente për të rritur sigurinë nëpër shkollat publike.
Deputetja socialiste tha se gjendja e sigurisë nëpër shkollat tona është vërtet shqetësuese, pasi nxënësit mbajnë armë, thika e kaçavida.
Në këtë kontekst, deputetja Leskaj i kërkoi ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj të vijë në një seancë dëgjimore në komisionin për Çështjet e Edukimit.
Këtë fakt të mbajtjes së armëve, thikave nga nxënësit e shkollave e bënë publik vetë nxënësit, të cilët theksuan pas ngjarjes që ndodhi në Kamëz se siguria nëpër shkollat ku ata mësojnë lë shumë për të dëshiruar.
Madje vetë nxënësit kërkuan që shërfimet e policisë nëpër shkolla të rriten dhe të jenë më efektivë sa i përket rrallimit të rasteve të tilla shqetësuese për jetën e të rinjve.
mit/NOA