Milano, 26 tetor NOA - Një ekuadorian 35-vjeçar, është arrestuar nga karabinierët në Milano me akuzën e dhunës së përdorur ndaj bashkëshortes së tij. Ai ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe pas një debati që ishte hapur, kishte filluar ta qëllonte gruan e tij me grushte e shkelma.
Fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, kërkuan ndihmë tek fqinjët e tyre dhe lajmëruan menjëherë autoritetet, ndërsa në atë moment i ishin afruar mamasë së tyre për ta larguar nga “tërbimi” që kishte pësuar i ati.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje ku gjetën burrin i cili ende vazhdonte të keqtrajtonte bashkëshorten e tij, një ekuadoriane 33-vjeçare.
Me sa është bërë e ditur, ky nuk ishte rasti i parë që gruaja keqtrajtohej në mënyrë të dhunshme dhe shpesh herë diçka e tillë ndodhte në prani të fëmijëve. Për momentin, 35-vjeçari ndodhet i arrestuar, ndërsa bashkëshortja e tij është shtruar në spital.
r.b/NOA