Slloveni, 25 tetor NOA - Një mjek nga Gana është zgjedhur kryeministër i qytetit slloven të Piranos, duke u bërë i pari i tillë me ngjyrë në një shtet të Evropës Lindore.
Peter Bossman, 54 vjeç, është zgjedhur në turnin e dytë të zgjedhjeve pasi mundi rivalin e tij të qendrës së djathtë.
"Fitorja ime tregon një nivel të lartë demokracie në Slloveni", - tha Bossman, që ka emigruar në këtë vend 33 vite më parë për të studiuar për mjekësi.
Bossman, pas studimeve, vendosi të stabilizohej në qytet, ku u martua me një kolege me të cilën tashmë ka dy fëmijë dhe ka hapur një studio të tijën mjekësore.
Pjesëtar i Partisë Socialdemokrate në Borut Pahor, ka arritur të dalë fitimtar në balotazh, me 51,4% të votave ndaj Tomaz Gantar.
Duhet thënë se menjëherë pas votimeve ai u shpreh tepër i gëzuar dhe shumë krenar për atë çka kishte arritur. r.b/NOA