Padova, 25 tetor, NOA - Qeni na njeh nga fytyra dhe shikimi. Ai arrin madje të dallojë edhe dikë që përpiqet të na imitojë nga gjestet.
Ky është përfundimi i një studimi të drejtuar nga hulumtuesi Paul Mongillo, në universitetin e Padovas në Itali, sipas të cilit, është shumë e vështirë për një qen të gjejë një mik të mirë, kur ai e ka mbuluar fytyrën e tij.
Deri më sot, sipas studiuesve, edhe pse janë realizuar shumë kërkime mbi atë se si qentë arrijnë të bashkëveprojnë me njerëzit, deri tani nuk dihej se cilat elemente të trupit të njeriut tërheqin më shumë kafshët.
E për t'iu përgjigjur kësaj pyetje, Mongillo dhe grupi i tij kërkimor, kanë zhvilluar një eksperiment të veçantë.
"Ne kemi vënë një qen në një dhomë të zbrazët në të cilën mjeshtri i tij dhe një tjetër person i panjohur për kafshën kanë kaluar në mënyrë të përsëritur, - tha Mongillo, - rezultati ishte se qeni dukej më e tërhequr nga pronari i tij dhe i është afruar gjithmonë derës nga e cila doli nga pronari”.
Sipas hulumtimit të fundit, qeni filloi të jetojë me njeriun gjatë një periudhe kohore duke filluar nga 15.000 deri në 40.000 vjet më parë. Por mosha i ka efektet e saj edhe për qentë.
Hulumtimi i njëjtë në fakt ka treguar se për qentë më të vjetër, që është më i vjetër se 7 vjet, ka disa vështirësi në identifikimin e pronarit.
n.e/NOA