English

Të biesh në dashuri, mjafton 1/5-a e sekondës

Romë, 25 Tetor, NOA - Për të rënë në dashuri, mjafton vetëm 1/5-a e sekondës dhe kur kjo ndodh, keni të njëjtat ndjenja të euforisë që ju pushtojnë kur merrni kokainë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer prej studiuesve nga universiteti i Sirakuzës, i publikuar në gazetën e “Mjekësisë Seksuale”, një rezultat ky që nxjerr përgjigjien e pyetjes nëse zemra apo truri na bëjnë të biem në dashuri dhe të humbasim arsyen.

Por edhe nëse themi se zemra nuk mund të kontrollohet, dashuria duket se është një ndjenjë shumë më tepër "shkencore" nga sa duket dhe është e lidhur me trurin më shumë se sa ne mendojmë.

Kjo pasi kur ju bini në dashuri, atje janë 12 zona të trurit të cilat punojnë së bashku për lirimin e kimikateve që ndihmojnë krijimin e euforisë, të tilla si oxytocin dopamine dhe adrenalina, që janë të përfshira në funksionet njohëse shumë të sofistikuara.

Stephanie Ortigue, koordinatore e studimit pohon: “Unë do të thoja se truri, por edhe zemra, të lidhura bashkë, shkaktojnë konceptin e dashurisë dhe formohen nga dy proceseve që depërtojnë nga truri në zemër dhe anasjelltas”.

Për shembull, aktivizimi i pjesëve të trurit mund të gjenerojë stimulim në zemër, i njohur si fluturat në stomak.

Kjo studiuese ka gjetur gjithashtu edhe se nivelet e rritjes së gjakut, janë një faktor nervor që vihet re vetëm te çiftet që kanë rënë në dashuri.

Kjo molekulë luan një rol të rëndësishëm në kiminë sociale të njeriut dhe goditjen rrufe të dashurisë.

Këto rezultate, - vazhdon Ortigue, - konfirmojnë se dashuria e ka një bazë shkencore dhe kur gabojmë, kjo ndodh për shkak të stresit emocional dhe depresionit''. n.e/NOA

KOMENTE