English

Uragani Richard shkatërron Belize

Belize, 25 tetor NOA - Uragani Richard ka shkatërruar Belize, duke shkaktuar dëme të shumta dhe ndërpreje të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Për t’u përmendur është se janë evakuar të gjithë turistët ,të cilët kanë qenë në jug të vendit dhe janë përfshirë nga uragani që ka tronditur Belize City.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra kombëtare e Uraganëve në SHBA, e tashmë pritet që uragani të ndryshojë dhe të kthehet në një stuhi tropikale.

Kështu, kanë qenë tepër të forta erërat që kanë përfshirë gjirin e Belize dhe shumë banorë kanë telefonuar stacionet e radiove locale për të kërkuar ndihmë.

“Para se uragani të godiste zonën më të prekur, të gjithë turistët janë evakuuar në ambjentet e brendshme të hoteleve ku qëndronin”, - bëri të ditur ministria e Turizmit.

Shumë shpejt gjendja alarmante mund të përfshijë Meksikën, ku uragani mund të mbërrijë atje gjatë ditës së martë, duke goditur veçanërisht zonën e Yucatan me erëra prej një shpejtësie 170 deri në 220 kilometër/orë.

r.b/NOA

KOMENTE