Gjilan, 25 tetor, NOA - Sot në Gjilan u mbajt një marshim protestues në mbrojtje të flamurit kombëtar kuq e zi, nga organizatorët e lëvizjes “Vetëvendosje”. Marshi protestues u organizua për arsye të mbrojtjes të vlerave kombëtare.
Konkretisht, ky marshim u organizua nga Tifozët kuq e zi, Këshilli i nxënësve të Gjilanit - "KNGJ", Lëvizja Vetëvendosje!, dhe nga Tifozët vendas "Intelektualët" dhe "Skifterat".
Marshimi filloi në ora 12:00, nga Kompleksi i shkollave të mesme, ku filluan brohoritjet si “O sa mirë me ken shqiptar” etj.
Mbi 3000 protestues, marshuan drejt teatrit të qytetit ku u këndua Himni Kombëtar dhe u ngrit flamuri kuq e zi.
n.e/NOA