Kukës, 25 tetor NOA – Një 35 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima u identifikua si Remzi Veseli, banor i fshatit Tërthore, me detyrë kryetar i Komunës me të njëjtin emër.
Policia thotë se ende nuk ka shumë të dhëna dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
e.r/NOA Vijon...