Rrogozhinë, 26 Tetor, NOA – Duke kaluar në vendin e quajtur “Mbikalimi hekurudhor Rrogozhinë-Peqin”, një person ka mbetur i vdekur në vend nga goditja e një automjeti. Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, autori i ngjarjes deri tani është i paidentifikuar, ndërsa këmbësori mësohet se mban emrin Sabri Sulejmani.
Ai është 88 vjeç, i lindur dhe banues në Rrogozhinë, me arsim 4 klasë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij aksidenti, ndërsa materialet për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Kavajës.
n.e/NOA