Bruksel, 26 tetor, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që t’i kërkojnë Komisionit Evropian të japë mendimin nëse do t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë.
Nga ana e saj, kryediplomatja evropiane, Katerinë Ashton, shprehu kënaqësinë për vendimin e ministrave rreth Serbisë, megjithëse sipas saj, jemi ende larg nga procesi i anëtarësimit të Serbisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord që bisedimet e pranimit mund të fillojnë vetëm atëherë, kur Serbia të bashkëpunojnë pa kufizim me gjykatën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë.
Arrestimi dhe dorëzimi i kriminelëve serbë të luftës Ratko Mladiç dhe Goran Hadziç, sipas tyre, duhet të realizohet dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të ketë një domethënie të madhe.
Nga ana tjetër, sa i përket çështjes së dialogut me Prishtinën, ministrat e Jashtëm të BE-së reaguan pro tij dhe menduan se ai duhet të nisë menjëherë pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim.
n.e/NOA