English

Berisha, telegram familjarëve të kryetarit të komunës Tërthore

Tiranë, 26 tetor, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjarëve të kryetarit të komunës Tërthore të Kukësit, Remzi Veseli, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në afërsi të banesës së tij.

“Të nderuar prindër dhe familjarë të të ndjerit Remzi Veseli. Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike, të njeriut tuaj të dashur. Vrasja e Remziut përbën një akt kriminal të shëmtuar, autori i të cilës do të marrë ndëshkimin më të rreptë me të gjithë forcën e ligjit”, tha kryeministri Berisha në mesazhin e tij.

Duke përfunduar, kërkon që në emrin e tij dhe të qeverisë shqiptare t’i shprehë pjesëtarëve të tjerë të familjes së të ndjerit, të afërmeve të tij, si dhe të gjithë banorëve të Tërthores ngushëllimet më të sinqerta.

n.e/NOA

KOMENTE