English

Dënim me vdekje për Tarek Aziz

Bagdad, 26 tetor NOA - Gjykata e Bagdadit në një sentencë ka dënuar me vdekje, ish-zëvendës presidentin iraken Tarek Aziz. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror.

Dënim me vdekje ka marrë dhe ish-ministri i brendshëm, Saadun Shaker dhe ish-sekretari personal i Sadam Husein, Abdel Hamid Hamud.

Sentenca ka mbërritur vetëm pas një prej shtatë proceseve në të cilat Tarek Aziz, konsiderohet si fytyra njerëzore e regjimit të Sadam Husein. Më saktësisht bëhet fjalë për fushatën e nisur në vitet 80 kundër partive politike, e cila pati si nisëm një seri të gjatë arrestimesh dhe dënimesh me vdekje, kundrejt politikanëve kryesorë të vendit.

r.b/NOA

KOMENTE