English

Dita e të rënëve të policisë, Vocaj: Para drejtësisë ata që prekin uniformat blu!

Tiranë, 26 tetor, NOA – Në kuadër të 26 tetorit “Ditës së të rënëve të policisë”, drejtues të Policisë së Tiranës, përkujtuan dhe vlerësuan aktin sublim të punonjësve të rënë në krye e për shkak të detyrës, duke kryer vizita në nga familjet e tyre në Tiranë.

Konkretisht, ata vizituan familjarët e ish-punonjësit Ferdinand Molla, i cili gjeti vdekjen krye të detyrës më datë 02.02.2007, pas përplasjet me një automjet në tentativë për të shpëtuar një person të sapo-aksidentuar; Arben Keçi, “Dëshmor i Atdheut”, vrarë më 27.08.1999, në qytetin e Krujës; Altin Mançellari, “Dëshmor i Atdheut”, vrarë në krye të detyrës e për shkak të saj më 17.04.1998; Hajrulla Aliu, “Dëshmor i Atdheut”, vrarë më datë 23.03.2000 në afërsi të Laprakës, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e një grupi të armatosur dhe Luan Haxhiaj “Dëshmor i Atdheut”, vrarë në krye të detyrës e për shkak të saj më datë 20.11.1990.

Drejtues, oficerë të Policisë dhe përfaqësues nga misioni Pameca III, kujtuan me respekt punën dhe sakrificat e ish-kolegëve, dëshmorët e policisë, të cilët dhanë jetën e tyre në krye të detyrës, në luftën kundër krimit dhe kriminelët.

“E gjithë shoqëria jonë, ka një detyrë morale dhe ligjore, për t’ju përkrahur në çdo rast nevoje, ndihmese apo shkollore, siç aktualisht shumë nga Ju po arsimohen në disa shkolla private dhe jo publike”, u pohuan ata familjarëve të policëve të rënë.

Së fundmi, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, gjatë fjalëve ngushëlluese, theksoi se në emër kjo ditë e kujton edhe një herë policinë që të angazhohet maksimalisht në vënien përpara drejtësisë të gjithë autorëve, të cilët kanë tentuar apo tentojnë të prekin imazhin dhe punën e punonjësve të policisë në krye të detyrës.

n.e/NOA

KOMENTE