English

Emetohet Eurobondi i parë

Tiranë, 26 tetor, NOA - Ministria e Financave ka vendosur të hyjë në treg për të emetuar Eurobondin e parë të vendit.

I udhëhequr nga dy nga bankat më të mëdha dhe më prestigjioze në botë për transaksione të emetimit të titujve sovrane, JP Morgan dhe Deutsche Bank, ankandi i Eurobondit tashmë ka filluar dhe pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Ministria e Financave ka një pritshmëri të lartë për pjesëmarrjen e institucioneve financiare ndërkombëtare, që mund të përfshijnë fonde investimesh, banka, shoqëri pensionesh e sigurimesh, etj.

Përmes një deklarate për mediat, MF-ve thekson se asnjë pjesë e Eurobondit nuk do të shkojë për të financuar defiçitin buxhetor të këtij viti.

Pjesa më e madhe e Eurobondit do të përdoret për të shlyer para kohe kredinë sindikale të marrë në maj të vitit të shkuar, ndërsa sasia e mbetur do të shkojë për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme afatshkurtër të marrë në tregun e brendshëm. Megjithëse autorizimi për Eurobondin arrin në 400 milionë euro, synimi i Ministrisë është të emetojë nja sasi më të vogël, duke analizuar me kujdes strukturën e portofolit të borxhit dhe normën e interesit eventual të Eurobondit.

Ministria e Financave beson se transaksioni do të realizohet me sukses.

Sipas saj ky emetim përbën një zhvillim të një rëndësie historike për financat publike, duke konfirmuar kredibilitetitn e ekonomisë shqiptare për të hyrë në tregun e kapitaleve. mit/NOA
KOMENTE