English

Gjahtarët vrasin drerin e rrallë, në Britani shpërthejnë polemikat

Britani e Madhe, 27 tetor NOA - “Perandori i Exmoor” është ndarë nga jeta.

Gjahtarët e species së tij, këtë herë duhet thënë se ja kanë arritur qëllimit duke e vrarë drerin, i gjatë rreth 3 metër dhe me peshë 135 kilogramë. Vitin e kaluar ai ishte përcaktuar si kafsha më e madhe në Britaninë e Madhe. Me sa është bërë e ditur ai u vra nga një e shtënë pushke, në sezonin më të bukur të çiftëzimit. Dhe pse vrasja e tij ishte ligjore sërish nuk kanë munguar polemikat në lidhje me këtë çështje dhe kjo pasi specia konsiderohej si një ekzemplar i rrallë i llojit.

“Jam shumë i inatosur dhe tepër i bindur se është shenjëstruar qëllimisht. Nuk ishin vetëm përmasat që e bënin të veçantë atë si kafshë, por dhe gjoksi i madh dhe muskulor. Ishte periudha e çiftëzimit, por askush nga drerët e tjerë nuk guxonte të përballej me të”, - deklaroi për Times Richard Austin, fotografi që vitin e kaluar kishte publikuar fotot e para në lidhje me dimensionet gjigande të kafshës.

r.b/NOA

KOMENTE