Tiranë, 26 Tetor 2010 NOA – Prodhimi shqiptaro-italo-francez “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i vitit 1993, prezantohet nga regjisori Piro Milkani nesër në orën 17.00 me hyrje të lirë në AQSHF.
Romani i shkrimtarit te madh Ismail Kadare "Gjenerali i ushtrise se vdekur" i përkthyer ne shume gjuhe te botes dhe i supervlerësuar nga kritika letrare, vjen nen këndvështrim e regjisorit italian Luciano Tovoli dhe risillet nga AQSHF per publikun me rastin e 85 vjetorit te lindjes se aktorit francez Michel Piccoli i cili paraqitet ne kete prodhim italo-francez ne rolin e priftit Benetand.
Hyrja do të paraqitet nga regjisori Piro Milkani mbi marrëdhëniet e producentëve te huaj te filmit me drejtorine e ish-Kinostudios dhe situaten ne Shqiperi ne fazen pergatitore te xhirimeve.
Regjia: Luciano Tovoli
Skenari: Jean-Claude Carrière, Michel Piccoli, Luciano Tovoli
sipas romanit te Ismail Kadarese
Dr. fotografie: Giuseppe Tinelli, Luciano Tovoli
Muzika: Gustav Malher
Montazhi: Jennifer Augé, Noëlle Boisson
Piktor: Davide Bassan, Alessandro Dell'Orco
Ne role: Marcello Mastroianni (gjeneral Ariosto), Michel Piccoli (prifti Benetand), Anouk Aimée (Kontesha Betsi Mirafiore), Gérard Klein (gjenerali austriak Krotz), Sergio Castellitto (eksperti), Daniele Dublino (ministri), etj.
Rreth filmit
Qeveria italian ngarkon gjeneralin Ariosto me misionin "fisnik" per te mbledhur eshtrat e ushtareve italiane qe ranë ne Shqiperi gjate Luftes II Boterore dhe per t'i kthtyer ato ne vendin e vet. Para se te niset, Gjenerali pret ne zyren e vet shume familjare te ushtareve te vrare te cilet i luten t'u ktheje eshtrat e te dashurve te tyre duke i dhene te dhena te sakta. Midis tyre eshte edhe Kontesha Betsi e cila pret eshtrat e bashkeshortit, Kolonelit Salvatore, komandant i Batalionit Blu.
Bashke me Gjeneralin niset edhe prifti i familjes se Konteshes i cili gjithashtu ka pas qene ne Shqipëri gjate kohës se luftës.
Qeveria shqiptare i krijon te gjitha kushtet grupit italian per kërkimin dhe identifikimin e eshtrave. Gjate misionit, midis Gjeneralit dhe priftit vazhdimisht shfaqen shenja xhelozie per Betsin. Gjate kërkimeve ata takohen edhe me një Gjeneral austriak i cili, gjithashtu ka ardhur per te mbledhur eshtrat e ushtrisë se tij por qe nuk ka asnje dokument te sakte. Midis dy grupeve lind nje konflikt per eshtrat e 11 ushtareve te marre nga austriaket. Gjate kerkimeve, me ne fund ata gjejne edhe eshtrat e Kolonel Salvatores te cilat i sjell nje grua shqiptare qe e ka vrare vete Kolonelin pasi ky i kish perdhunuar te bijen.
Armiqesia mes Gjenerait dhe priftit thellohet me shume kur Gjenerali hedh ne lume eshtrat e Kolonelit. Gjithçka qetesohet kur me pas Gjenerali blen nga austriaku nje pale eshtra nga ushtria e tij e vdekur.
e.r/NOA