Gjirokastër, 26 tetor, NOA - Në kuadër të “Ditës së të rënëve të policisë”, , për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të punonjësve të policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës, në mjediset e Policisë së Gjirokastrës është çelur ekspozita me veprimtarinë e policisë ndër vite.
Ndërsa në ceremoninë e rastit, pas himnit kombëtar dhe ngritjes së flamurit drejtori i policisë së qarkut, Emri Vata, ka mbajtur fjalën e rastit, ku ndër të tjera ka theksuar se “Vitet kalojnë e në lumin e rrëmbyeshëm të kohës humbasin kujtime, qytetërime dhe pasuri, por vlerat mbeten të skalitura përjetë”, tha ai.
Në përfundim, janë zhvilluar disa vizita nga titullarët e këtyre strukturave në familjet e dëshmorëve të policisë dhe të atyre të rënë në krye e për shkak të detyrës.
Gjatë ditëve të dyerve të hapura, por edhe ditën e sotme të gjithë të pranishmëve ju janë dhënë flet palosje dhe stilolapsa, të prodhuar nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me misionin “Pameca” dhe OSCE.
Po në këtë kuadër, është hapur edhe libri i përshtypjeve ku shumë vizitorë kanë lënë përshtypjet e tyre dhe mesazhet përkatëse.
Në qarkun e Gjirokastrës, janë 7 punonjës të rënë në krye e për shkak të detyrës.
n.e/NOA