Tiranë, 26 tetor, NOA – Qendra Kombëtare të Kulturës për Fëmijë do të organizojë konkursin e fjalës artistike me shkollat 9-vjeçare të Tiranës në Teatrin e Kukullave, në
Ky aktivitet përkon dhe me muajin e letërsisë dhe artit dhe përmes tij, synohet angazhimi dhe përgjegjësia për promovimin e fëmijëve, jo vetëm atyre që frekuentojnë në mënyrë të vazhdueshme, por dhe përthithjes së elementit më të mirë nëpër shkolla.
Faza e parë ka qenë konkursi që është zhvilluar nëpër shkolla, faza e dytë ka qenë përzgjedhja e nxënësve interpretues në mjediset e Q.K.K.F. dhe si fazë e tretë, është dhe faza finale ku interpretuesit e vegjël vijnë me përzgjedhjet e tyre, por si udhërrëfyes kanë shkrimtarët apo poetët e krijimtarisë për fëmijë si Tasim Gjokutaj, Bedri Dedja, Odhise Grillo, Skënder Hasko, Vëllezërit Grim dhe Hans Kristian Andersen.
Interpretimi i tyre do të vlerësohet dhe nga një juri e përbërë nga emra të njohur në fushën e krijimtarisë si aktorë, shkrimtarë apo poetë.
Ky konkurs do të ketë 2 netë ku gërshetimi i fjalës me këngën dhe kërcimin do të sjellë një atmosferë më të këndshme.
Fëmijët në këto aktivitete e ndjejnë veten të përfaqësuar dhe zhvillojnë të dhënat e tyre në zhanret e ndryshme artistike.
Vlen për t’u theksuar se kësaj radhe veç prurjeve të shumta ka dhe qëmtimin nga ana e vetë fëmijëve jo vetëm poezinë apo tregimin humoristikë, por ata hidhen dhe tek pantomima, kupleti, parodia, imitimi dhe kjo meriton një vëmendje dhe mbështetje më të madhe nga Q.K.K.F dhe D.A.R.T.
n.e/NOA