English

Më rreh babai, më rreh burri – dy femra denoncojnë në polici

Durrës, 26 tetor, NOA – Njëra se e rrihte i ati, ndërsa tjetra se e rrihte i shoqi. Kanë mjaftuar këto arsye që dy femra t’i drejtohen komisariatit të policisë së Durrësit.

Siç bëjnë me dije forcat e tij të policisë, këto dy femra kanë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj tyre.

Mësohet se e para mban inicialet L.U. dhe është 18 vjeçe, e lindur në Pukë e banuese në qytetin e Durrësit.

Në deklarimin e saj, ajo deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, babai i saj me inicialet F.U., 46 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa e dyta që ka denoncuar dhunë në polici, ka qenë 45-vjeçarja me inicialet M.M., lindur në Pukë dhe banuese në Durrës, e martuar, me 2 fëmijë, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëshorti i saj, me inicialet N.M., 47 vjeç.

n.e/NOA

KOMENTE