Filadelfia, 26 tetor, NOA - Vetëm gjysmë ore gjumë arrini ta bëni të thellë e të plotë? Kjo mund të shkaktohet nga një gen.
Në fakt, sipas hulumtimit të kryer nga studiues të universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, ai person që e ka këtë gjen me emrin “DQB1- 0602", vuan nga mungesa e gjumit, fle më pak thellë dhe zgjohet më shumë herë gjatë natës.
Studimi i publikuar në revistën “Neurologji”, bazohet në vëzhgimin e 129 vullnetarëve, disa me mutacion në zinxhirin e ADN-së.
Deri tani askush nuk e dinte sesi ndodhte pagjumësia, por hulumtuesit iu kërkuan vullnetarëve të shëndetshëm të flinin për një javë në laboratorin e tyre.
Dy netët e para, ata kanë fjetur 10 orë në natë, ndërsa netët e tjera flinin vetëm 4 orë në natë, pjesën tjetër e kohës e zinin me lexim, TV dhe zbavitje të tjera.
Ata që përmbanin genin “DQB1 – 0602” kishin një gjumë dhe nevojë për të fjetur shumë të ndryshme nga të tjerët.
Së pari, ata kishin një gjumë të gjatë copa-copa (zgjim me një mesatare prej 4 herësh në një natë, flinin vetëm 4 orë) dhe më pak të thellë (në fazën e thellë të gjumit të njohura si valët delta, shumica e pjesës tjetër e kishte të lehtë).
Së dyti, ata mbeteshin në fazën e gjumit të thellë për vetëm 34 minuta në 10 orët e gjumit, kundrejt 43 minuta te të tjerët; dhe vetëm 29 minuta në 4 orë gjumë, kundrejt 35 minutave të të tjerët.
n.e/NOA