Londër, 27 tetor NOA - Ka qenë shërbimi i fundit fotografik që ka pasur si protagonist John Lennon.
Foto disa nga të cilat nuk janë publikuar asnjëherë, tregojnë këngëtarin gjatë intervistës së tij të 6 dhjetorit 1980, dy ditë para se ti qëllonin. Ai ndodhej në studiot e regjistrimit të “Hit Factory” në Nju Jork së bashku me bashkëshorten Yoko Ono. Në këtë foto ndodhet dhe Andy Peebles, një DJ i radio One, që ka qenë pranë liderit të Beatles për ti bërë disa pyetje. Këto së bashku me disa foto të tjera do të dalin në ankand më tre nëntor. Fotot janë realizuar nga Paul Williams i BBC.
r.b/NOA